Wednesday, February 21, 2024
HomeAktualitetPërveç droneve dhe makinave inteligjente, shoferët vëzhgohen dhe nga specialist shërbimi

Përveç droneve dhe makinave inteligjente, shoferët vëzhgohen dhe nga specialist shërbimi

-

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë dhe strukturat vartëse të tij, me qëllim rritjen e efikasitetit në menaxhimin e shërbimeve policore, në funksion të qarkullimit normal të mjeteve, krahas automjeteve dhe motomjeteve të loguara të Policisë Rrugore, dronit edukativ dhe makinave inteligjente në të cilat janë të inkorporuara aparaturat matëse të shpejtësisë, ka caktuar çdo ditë një specialist shërbimi në Sallën e Komandimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Mësohet se ky specialist shërbimi, nëpërmjet pamjeve të kamerave, koordinon punën me drejtuesit e shërbimeve të Policisë Rrugore, duke reaguar në mënyrë të shpejtë ndaj situatave të trafikut në rrugët urbane të qytetit të Tiranës, me qëllim orientimin e qarkullimit të mjeteve, në përshtatje me ngarkesën e akseve rrugore.

Bashkëpunimi me strukturat e Policisë Bashkiake nëpërmjet aplikacionit Tirana Ime dhe Google Maps, ka sjellë efekasitet në menaxhimin e trafikut rrugor, monitorimin e shërbimeve, reagimin e shpejtë në rast aksidentesh rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në fushën e qarkullimit rrugor.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts