Friday, April 26, 2024
HomePolitikëEmisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor: Asociacioni komunave serbe do të bëhet,...

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor: Asociacioni komunave serbe do të bëhet, do apo nuk do Albin Kurti!

-

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për gazetën “Die Presse” ka thënë se SHBA-ja është duke pritur nga Kosova një draft për atë se si do të duket Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta Express.

Escobar ka thënë se Asociacioni përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, konkluzionet e Këshillint Evropian dhe gjithashtu edhe në marrëveshjen e Ohrit.

Emisari amerikan ka thënë se nëse Kosova s’dëshiron një Republikë Srpska si në Bosnje atëherë duhet të japë draftin e vetë dhe se është koha që Kosova të tregonë se çfarë dëshiron.

“Ai përmendet në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet. Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë. Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”, ka thënë Escobar.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts