Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetPublikimi i tezës së Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: E njëjta dorë...

Publikimi i tezës së Gjuhë Letërsisë, reagon Kushi: E njëjta dorë…

-

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka reaguar disa minuta më parë rreth publikimit të tezë së provimit të Letërsisë dhe Gjuhës në rrjetet sociale.

Maturantët po zhvillojnë ditën e sotme provimin për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Provimi po zhvillohet në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit.

“E njëjta dorë që kërkon të destabilizojë procesin, por procesi po shkon shumë mirë deri më tani”, ka thënë Ministrja e Arsimit për mediat.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kushi ka deklaruar po të njëjtën gjë për provimin e Anglishtes.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, tha Kushi ditën e djeshme për publikimin e tezës së Anglishtes.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts