Monday, December 30, 2024
HomePolitikëGrupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, Peleshi: Rikonfirmuan mbështetjen

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, Peleshi: Rikonfirmuan mbështetjen

-

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Peleshi ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, ndërsa theksoi se “së bashku me aleatët jemi të vendosur në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon”.

“Sërish së bashku me aleatët tanë, në Grupin e Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën, nën drejtimin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd J. Austin III për të rikonfirmuar mbështetjen diplomatike, politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale për Ukrainën. Të vendosur në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë”, tha Peleshi.

Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën (UDCG), është një iniciativë e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA, që mbledh së bashku aleatë dhe partnerë nga e gjithë bota, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe sfidat e sigurisë që duhen përballuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts