Interpol Tirana ka njoftuar se ditën e sotme janë ekstraduar nga Greqia dhe Franca dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar drejt Shqipërisë.
Mësohet se shtetasi i ekstraduar nga Greqia, i akuzuar për ekzekutimin e 2 shtetasve (babë e bir), në Elbasan, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Nga ana tjetër shtetasi i ekstraduar nga Franca, ishte i dënuar me 5 vjet burgim, për shpërndarje të lëndës narkotike kanabis në doza, në afërsi të shkollave.
-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt vendit tonë, shtetasi J.L. , O.L, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Në vitin 2012, në Elbasan, 44-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasin E. B. (në rolin e ekzekutorëve) dhe me disa shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit N.B dhe G.B (babë e bir).
Të dy shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.