Friday, October 11, 2024
HomePolitikëTakimi me Begajn në Prespë, Kurti: E falënderova Presidentin për qëndrimin ndaj...

Takimi me Begajn në Prespë, Kurti: E falënderova Presidentin për qëndrimin ndaj Serbisë

-

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj janë takuar në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të punimeve të Forumit të Prespës.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti lë të kuptohet se tema më e nxehtë e diskutimit mes tyre ka qenë çështja e arrestimit të tre zyrtarëve policorë nga ana e Serbisë dhe tensionet që mbeten konsistente në katër komunat në Veri të Kosovës.

Po ashtu Kurti thekson se ka marrë mbështetjen e presidentit Begaj dhe shpreh falënderimin për qëndrimin e tij kundër sjelljes agresive të Serbisë përkundrejt Kosovës.

“E falënderova Presidentin Bajram Begaj sot për guximin për të dënuar sulmin e Serbisë dhe për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të oficerëve tanë dhe për angazhimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënieve speciale të shteteve tona. E vetmja rrugë përpara për Kosovën, Shqipërinë dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kalon përmes sundimit të ligjit”,-shkruan Kurti.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts