Wednesday, May 1, 2024
HomePolitikëOlta Xhaçka pjesë e konferencës për Korridorin VIII Paneuropian në Brindizi

Olta Xhaçka pjesë e konferencës për Korridorin VIII Paneuropian në Brindizi

-

 

Ministrja e Çështjeve të Jashtme Olta Xhaçka merr pjesë sot në Konferencën që do mbahet në Brindizi të Italisë mbi Korridorin e VIII Paneuropian, një infrastrukturë kjo strategjike që lidh Detin Adriatik me Detin e Zi e një platformë ideale për dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik mes vendeve të rajonit.

Pjesëmarrës në këtë takim do jenë; Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Beriut Bujar Osmani, Zevendës Kryeministri e njëherësh ministri i Italisë Antonio Tajani e Zëvendës Kryeministrja e Ministrja e Jashtme e Bullgarisë Mariya Gabriel. do të zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve Shqipëri, Itali, Bullgari, Maqedoni e Veriut.

Takimi do të mbahet në Kështjellën e Federiciano të qytetit jugor italian e qëllimi i tij është forcimi i lidhjeve dhe koordinimit mes vendeve që përshkohen nga Korridor.

Ballkani Perëndimor, lufta në Ukrainë e emigracioni janë temat qëndrore të axhendës së punës.

Një vemendje të vecantë do të marr edhe diskutimi për nevojën e përfshirjes më të madhe të komuniteteve lokale dhe brezave të rinj, ceshtje kyce për rritjen e besimit të shoqërisë civile ballkanike në perspektivën e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Një perspektivë të cilës Italia i kushton shumë rëndësi dhe të cilën  e mbështet fort.

“Me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut ne duam të promovojmë bashkëpunim dhe integrim më intensiv përmes Korridorit VIII. Ky takim do të shërbejë gjithashtu për të nisur një platformë dialogu dhe bashkëpunim politik, e cila, duke asociuar dy shtete anëtare të BE-së dhe dy vende kandidate, e jep shembull për bashkëpunimin rajonal në Ballkan”, u shpreh sot zëvendëskryeministri italian Tajani, “një rajon me rëndësi strategjike për Italinë, e ku qeveria ka investuar, duke u bërë një lojtar lider”.

Në margjinat e takimit, pas një vizite të shkurtër në bordin e anijes San Giorgio të Marinës Italiane, Tajani dhe ministrat e tjerë të jashtëm do të vizitojnë  Qendrën e Shërbimeve Logjistike Globale të Kombeve të Bashkuara dhe Qendrën e Mbështetjes Humanitare.

Baza e OKB-së në Brindizi përfaqëson një qendër ekselence, në të cilën Italia synon të vazhdojë të investojë edhe në shkas të industrive të lidhura që krijon për ekonominë vendase.

Pas takimit rreth orës 13.00 është parashikuar një komferencë e përbashkët shtypi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts