Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore jugperendimore.
Moti parashikohet i kthjellët deri në orët e para të mengjesit. Më pas vranësira mesatare deri në të dendura.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mëngjesit. Fillimisht reshjet do të jenë prezente përgjatë vijës bregdetare në orët e mëngjesit e më pas do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar deri të lartë. Reshjet pritet të jenë të herëpashershme në formën e rrebesheve të shpejta, stuhive e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim jug – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen: