Wednesday, March 19, 2025
HomeAktualitetRama: Shpiragu, kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit

Rama: Shpiragu, kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit

-

Kryeministri Edi Rama e cilësoi zonën naftëmbajtëse të Shpiragut një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale Rama ndau një video nga inspektimi i kryer dje në pusin numër 5 Shpirag.

Kryeministri Rama u njoh në mënyrë të detajuar nga drejtuesit e kompanisë si dhe ekspertët e terrenit mbi ecurinë e deritanishme të punimeve, ku zbulimi i rëndësishëm i kryer 6.1 km në thellësi të tokës naftëmbajtëse, mbart bashkë me premtimin e madh të nxjerrjes së një pasurie të konsiderueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe sfidën e testit përfundimtar teknik të vlerësimit të qëndrueshmërisë së presionit të fluksit të gazit e të naftës, deri mbi sipërfaqen e tokës.

“E dimë që nafta është aty, por duhet të sigurojmë rrjedhën e vet. Ajo çfarë kemi bërë, është që kemi parë vende të ndryshme në Shqipëri për të përdorur dhe ekspertizën tonë ndërkombëtare, për të parë se ku qëndron nafta, si do të sigurohet fluksi.” – shpjegoi ndër të tjera menaxheri zhvillimor në terren, teksa theksoi se kompania po përdor teknologjinë më të mirë ekzistuese dhe disa nga njerëzit më të kualifikuar të industrisë.

 

 

“Kjo është salla e kontrollit. Ky vend, kjo kullë ku po punojnë njerëzit tani është diçka e re, është diçka, e cila po përdoret në Shqipëri, që merr pjesë të naftës dhe i shndërron në gaz. Kjo është një teknikë e ndërtuar në Zvicër, për herë të parë po provohet në Shqipëri.” – u shpreh ai.

Duke e konsideruar kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, Rama tha se “pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit”.

Gjatë vizitës dje në kantier, Rama theksoi se “punojmë paralelisht për projektin e Fondit Sovran që do të administrojë këtë pasuri të madhe kombëtare, duke u nisur nga studimi i vëmendshëm i praktikave botërore të fushës, si fondet sovrane të Norvegjisë, Arabisë Saudite, Azerbajxhanit e me radhë”.

Në pusin numër 5 Shpirag, kompania SHELL po vijon punën eksploruese me synimin që në fund të këtij viti të ketë edhe rezultatet e testit përfundimtar teknik.

Aktualisht aktiviteti i punës në kantier është përqendruar në vlerësimin e pusit Shpirag 5, si pjesë e Programit Vlerësues të Bllokut 2/3. Gjeologjia e kësaj fushe naftëmbajtëse është një nga më të vështirat, më sfidueset në botë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts