Wednesday, March 19, 2025
HomeAktualitetDavid Wisner viziton Shëngjinin dhe afganët në pritje të tranzitit për në...

David Wisner viziton Shëngjinin dhe afganët në pritje të tranzitit për në Shtetet e Bashkuara

-

Pak ditë pasi falënderoi qeverinë shqiptare për punën e bërë me strehimin e shtetasve afganë në Shqipëri, i ngarkuari me punë i SHBA-ve në vendin tonë, David Wisner vizitoi Shëngjinin dhe afganët në pritje të tranzitit për në Shtetet e Bashkuara.

Në njoftimin e saj, Ambasada Amerikane teksa publikon pamje nga kjo vizitë, thekson se ai u takua me punonjësit socialë frymëzues amerikanë dhe shqiptarë që ndihmojnë afganët gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.

“Deri më sot, mbi 3200 afganë kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë para se të zhvendoseshin përfundimisht në shtete të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, thekson ambasada e SHBA-së në vendin tonë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts