Gjermania i ka uruar suksese Shqipërisë në fillimin e presidencës së dytë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ambasada gjermane në Tiranë përmes një postimi ën rrjetet sociale thekson se, Shqipëria merr këtë muaj një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore.
“Falënderojmë Shqipërinë për angazhimin e përkushtuar dhe të përgjegjshëm ndaj vlerave të Kombeve të Bashkuara dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes, zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut në nivel global”, thuhet në postim.
“Kjo është më e rëndësishme se kurrë në kohën e luftës së agresionit rus ndaj Ukrainës”, përfundon ambasada e Gjermanisë në Tiranë.