Tuesday, April 30, 2024
HomePolitikëMinistri Balla takim me koordinatorin e Mbretërisë së Bashkuar: Ulje drastike e...

Ministri Balla takim me koordinatorin e Mbretërisë së Bashkuar: Ulje drastike e emigrantëve të paligjshëm

-

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është takuar të premten me Gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm.

Siç bëri të ditur Ministria e Brendshme, në një reagim në rrjetet sociale, gjatë takimit, e evidentua fakti se rezultatet e taskforcës së përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.

“Sot në takimin me Gjeneralin Stuart Skeates, Koordinator Special i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Emigracionin e Paligjshëm, ndamë qëndrime për marrëdhëniet e shkëlqyera mes vendeve tona dhe rezultatet e taskforcës së përbashkët, të cilat janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar”, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, vijoi njoftimin.

“Në takimin e taskforcës së përbashkët diskutuam mbi rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, të cilat duhet të shtrihen edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike”, përfundoi njoftimi.

Nga ana e tij, gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts