Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitetShtohet me 10% konsumi në restorante nga turistët, rritja më e lartë...

Shtohet me 10% konsumi në restorante nga turistët, rritja më e lartë në Durrës

-

Baret dhe restorantet e nisën vitin 2023 me rënie të konsumit për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të shportës ushqimore dhe pasigurisë për shpenzimet që krijoi te konsumatori vazhdimi i luftës Rusi-Ukrainë. Por gjatë këtij sezoni turistik, strukturat e shërbimit sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve kanë rritje konsumi 10% krahasuar me vjet, për shkak të turistëve. Enri Jahja, nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve, tha se rritje më të lartë të konsumit ka pasur te restorantet dhe baret në zonën bregdetare të Durrësit për shkak të çmimeve më të lira dhe ofrimit më tepër të paketave “ultra all inclusive” që ofrojnë holetet.

“Pavarësisht trumbetimit për numër të lartë të turistëve këtë vit, 50 deri në 70% e tyre janë turistë ‘me çantë shpine’ që kërkojnë kryesisht gatime tradicionale shqiptare. Shumica e restoranteve në bregdetin e Jugut nuk ofrojnë gatime tradicionale. Shërbehet më tepër ushqim me bazë peshku apo përpunime të tjera ushqimore më cilësore dhe më të shtrenjta. Të gjithë këta faktorë ndikojnë te konsumi. Pozitive është që konsumi këtë vit është rritur”, thekson z. Jahja.

Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i përhapur në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.

Turizmi rrit në nivele të larta konsumin e produkteve të bulmetit në qytetet e Juglindjes

Rritja e numrit të turistëve ka dhënë efekte pozitive edhe te konsumi i produkteve të bulmetit në qytetet e Juglindjes, si Pogradeci dhe Korça. Për një nga fabrikat kryesore të prodhimit të produkteve të bulmetit në Juglindje të vendit, shitjet gjatë sezonit turistik kanë qenë në nivele të larta. Ndikim te konsumi kanë dhënë jo vetëm turistët e huaj, por edhe ata vendas, kryesisht nga qytetet si Tirana apo Elbasani që vizitojnë juglindjen për shkak të temperaturave të ulëta.

Rritje të lartë në periudhën janar-korrik kanë shënuar edhe importet e qumështit. Sipas të dhënave të Doganave, importet për 7-mujorin 2023 u rritën 29% më shumë se vitin e kaluar. Më herët, një nga operatorët kryesorë vendas të përpunimit të qumështit pohoi për “Monitor” se, pavarësisht se në këtë periudhë prodhimi i qumështit të lopës është stabilizuar dhe çmimi është ulur, të hyrat nga jashtë janë të larta, për shkak të leverdisë së çmimit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts