Friday, September 20, 2024
HomeAktualitetRreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka. Begaj:...

Rreth 29 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banka. Begaj: Të ndërtojmë Shqipërinë e së nesërmes

-

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar nis sot viti i ri shkollor 2022-2023.

Për herë të parë në shkollë do të shkojnë rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.

Gjatë këtij viti shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, por edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm.

Ata janë që nga statusi i jetimit, me vështirësi ekonomike në familje, nxënësit me aftësi të kufizuara, komuniteti rom dhe egjiptian, etj.

Risia këtë vit është se të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të tretë, tekstet do të jenë falas me vetëm një përdorim, që do të thotë se nxënësit nuk e kanë detyrimin që në fund të vitit shkollor t’i dorëzojnë tekstet.

Për shkak të moshës së vogël dhe vështirësisë që kanë për t’u kujdesur mirë për librin, por se shumë tekste janë me shënime dhe kjo bëhet e vështirë që nxënësit e brezit tjetër t’i përdorin.

Gjithashtu gjatë këtij viti shkollor përmes paketës “Siguria në shkolla” do të garantohet  më shumë siguri e mbrojtje, për të parandaluar çdo lloj rreziku që mund t’i shfaqet nxënësve.

Teksa sot nis viti i ri shkollor, nuk mund të mungonte një mesazh nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit i ka uruar suksese nxënësve dhe mësuesve, po ashtu edhe prindërve për këtë vit të ri shkollor.

“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë!

Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.”, thuhet në mesazhin e tij.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts