Monday, May 6, 2024
HomePolitikë”New York Times” shkrim për lumin Vjosa, Rama: Një super promovim për...

”New York Times” shkrim për lumin Vjosa, Rama: Një super promovim për këtë anë të Shqipërisë

-

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, një shkrim nga ”New York Times” për Vjosën, lumin e egër të fundit në Europë. Sipas Ramës, ky është një super provomovim për Vjosën dhe Përmetin.

“Vjosa në New York Times që udhëton përgjatë lumit të fundit të egër në Europë, nëpër kanione e gryka të thepisura me pyje të dendur, teksa urat e lashta prej guri bashkojnë brigjet”, shkruan Rama.

“Përshkrimet janë edhe një super promovim për këtë anë të Shqipërisë, nga Përmeti, ku prodhimet e zonës së bashku me mikpritjen ballkanike janë me bollëk, në bujtinat e Tepelenës dhe shija e kafesë së pjekur në zjarr e Gjirokastrës, e deri në grykëderdhjen e saj me peizazhet me kripore e vreshta, përmes rrëfimeve të fermerëve dhe banorëve”, thekson Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts