Një i moshuar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, pasi biçikleta me të cilën udhëtonte u përplas një automjet.
Aksidenti ndodhi ne rrugën dytësore Lezhë-Rrilë, ndërsa i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës. Sakaq mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje , ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.