Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.
“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla. Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj“, shkruan Balla.