Friday, May 3, 2024
HomeAktualitetKuvendi të hënën, 26 deputetë të përjashtuar

Kuvendi të hënën, 26 deputetë të përjashtuar

-

26 deputetë të opozitës do të jenë të përjashtuar në seancës e pasditës së të hënës në Kuvend dhe për këtë fakt është njoftuar edhe Garda e Republikës!

Por, si Gazmend Bardhi edhe Sali Berisha kanë thënë më herët se do të jenë në seancën e datës 30, ndërsa vendimi flet për 10 ditë përjashtim që përfundojnë me datën 29.

Kjo deklaratë e Sali Berishës paralajmëron se e hëna mund të rikthejë tensionet në derë të Kuvendit.

Deputetët janë thirrur të mblidhën sipas parashikimeve të orën 17:00, në seancën e parë plenare pas një javë të mbizotëruar nga cështja e akuzave të ngritura nga SPAK ndaj ish kryeministrit demokrat.

Ky i fundit në cdo deklaratë i ka cilësuar akuzat politike dhe sulm të Edi Ramës ndaj Opozitës, ndërsa ka paralajmëruar se ajo që e quan betejë për pluralizimin do të vijojë në Kuvend dhe jashtë tij!

Më 19 tetor, 26 deputetë të opozitës, përfshirë Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin u përjashtuan për 10 ditë pasi bllokuan sallën e Kuvendit, me pretendim se mazhoranca u ka bllokuar cdo nismë ligjore, përfshirë ato për ngritjen e 6 komisioneve hetimore.

Në faqen zyrtare të Kuvendit, krahas lajmërimit për seancën e të hënës, është publikuar edhe vendimi që ndalon 26 deputetët e opozitës të jenë të pranishëm në Seancë.

Ky vendim mësohet se i ka shkuar edhe gardës së Republikës që të marrë masa!

Por ligjëvënësit opozitare, kanë paralajmëruar se pasditen e së hënës do të jenë në Kuvend!

Gazmend Bardhi deklaroi administrata e Kuvendit i ka bërë llogaritë gabim!

“Konkretisht, vendimi është marrë me datë 19 tetor, dhe në fund të tij thuhet se “ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.

Pra nga data 19 deri më datën 29, një ditë para seancës janë 11 ditë, çka do të thotë që 10 ditë përjashtim mbyllen me datën 28.

Por edhë nëse numërimi i ditëve të përjashtimit nis një ditë pas vendimit, pra me datën 20 atëherë deputetëve u mbaron dënimi 10 ditor mesnatën e datës 29.”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts