Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në televizionin “News 24”, ku ndër të tjera ka fulur edhe për momentin kur ajo ka marrë propozimin për t’u bërë kryetare e LSI.
Ajo tha se propozimin për të marrë kryesimin e LSI e ka marrë krejt rstaësisht në shtëpinë e saj nga Ilir Meta dhe Petrit Vasili.Më tej Kryemadhi u shpreh se në fillim hezitoi por më pas vendosi se kjo ishte zgjedhja e duhur.
“Me thënë të drejtën ka qenë e papritur, madje kur ishim në godinë, më thirri Iliri me Vasilin dhe më thanë që kemi marrë këtë vendim. Menidmi i parë që më erdhi në mmedje ishte, thashë pse. Por argumentat që më parashtroi Petriti nuk më ngeli gjë tjetër veçse ta pranojë këtë post, duke qenë se kjo ishte zgjedhja më duhur”, u shpreh Kryemadhi.