Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat nga seliae PD-së. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi Kongresin e PS, që sipas tij ngjante me një mafie shtetërore.
“Kongresi i PS ngjante me një mafie shteterore. Shqiptarët prisnin nga qeveria lehtësim nga çmimet, rritja stratosferike e naftës, ushqimeve e ilaçeve. Rritja e çmimeve nga lidhja e spekulantëve me qeverinë dhe e diktuar nga spekulimi”, tha ai.