Friday, December 27, 2024
HomeKronikaVritet me thike punonjesi i OSHEE

Vritet me thike punonjesi i OSHEE

-

Një punonjës i OSHEE u vra me thikë mbrëmjen e së enjtes në Shkodër. Viktima është Zamir Velaj, 55 vjec, ndërsa autori i ngjarjes është Martin Zefi, i arrestuar nga policia. Shkak i ngjarjes dyshohet së është ndërprerja e energjisë në shtëpinë e 47-vjeçarit Zefi.

Disa ditë më parë, Zamir Velaj kishte shkuar në banesën e autorit të vrasjes, në zonën e palleteve të Oblikës, dhe për shkak të borxhit që Martin Zefi kishte ndaj operatorit të shpërndarjes, i ndërpreu energjinë elektrike.

Ky i fundit fillimisht u përfshi në debate me punojësin e OSHEE dhe më pas e goditi disa herë me thikë 55-vjeçarin. Zamir Velaj u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave nga spitali i Shkodrës mësohet se autori e kishte qëlluar disa herë me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë të rënda në pjesën e gjoksit dhe të barkut. Punonjësi i OSHEE kishte tentuar t’i shmangej, por autori e kishte ndjekur nga pas, duke e qëlluar disa herë. Burime nga grupi hetimor, thanë se autori në momentin e konfliktit ka qenë në gjendje të dehur

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts