Shkodrani Sidni Hoxha ka bere nje paraqitje mjaft te mire ne lojrat olimpike te Brazilit. Djaloshi qe prej vitesh jeton ne Amerike aty ku stervitet dhe ushtron kete sport me sukses, ka fituar baterinë e tij në garën e 50 metrave stil i lirë, me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat e duke vendosur njëkohësisht dhe rekord kombëtar në garën e 50 metrave për meshkuj edhe pse nuk ia doli të kualifikohej dot për në gjysmëfinale duke renditur i 41-ti nga 85 notarë që morën pjesë në këtë disiplinë në total. Hoxha, që përpara garës ishte ankuar për një gafë të rëndë të drejtuesve të Komitetit Olimpik se i kishin deklaruar gabim kohën, vërtetoi se ishte i jashtëzakonshëm në baterinë e tij duke u shkëputur që në fillim nga 5 konkurentët e tjerë në këtë bateri dhe duke fituar me kohën e 22 sekonda e 80 të qindtat, e duke përmirësuar me 7 të qindtat rekordin kombëtar që e kishte vendosur në Europianin e Berlinit. Koha e tij ishte madje më e mira në pesë bateritë e para kualifikuese, ndërsa vetëm në baterinë e 6-të mundi të regjistrohej një kohë më e mirë se e tij. Por eleminimi nuk eshte per shkak te paraqitjes qe beri shkodrani pasi ai vendosi rekord dhe ishte me i miri ne garim por per shkak te gafes se federates shqiptare e cila nuk e regjistroi sportistin e saj ne baterine qe ai garon dhe me kohen qe i takon atij.