Friday, April 26, 2024
HomeSportNebihi i bashkohet Vllaznise

Nebihi i bashkohet Vllaznise

-

Sulmuesi nga Kosova Bajram Nebihi, qe pjesen me te madhe te karrieres se tij e ka kaluar ne Gjermani ka udhetuar drejt qytetit te Beranies duke u bashkuar me grupin e Vllaznise. Pas negociatave me drejtuesit e klubit, eshte arritur marreveshja qe ai te stervitet per disa dite me pjesen tjeter te ekipit. Nje gje e tille nuk ishte aspak e lehte duke patur parasysh faktin se lojtari ne fjale vjen direkt nga Bundesliga 2 ne Gjermani dhe ta testosh eshte pak e veshtire por trajneri Cungu ka kerkuar qe ta shohe vete. Per nje futbollist te rritur ne akademite e klubeve Gjermane, cilesite teknike nuk kane nevoje per koment por tekniku shkodran deshiron te studioje situaten fizike te lojtarit dhe nese ai paraqitet mire ne ndeshjet miqesore atehere do te jete lojtar i Vllaznise. 28 vjecari me nje fizik perfekt per repartin e sulmit, 1 meter e 92 centimeter se fundmi ka luajtur me nje emer te madh ne kategorite Gjermane, me Stuttgart Kikers ndersa kulmin e karrieres e ka me skuadren e Augsburgut ne Bundesligen e pare. Nebihi luan gjithashtu ne pozicionin e fantazistit ku pavaresisht fizikut, niveli i tij teknik eshte mjaft i mire. Nese eshte ne nje gjendje te mire fizike, atehere Vllaznia ka siguruar edhe nje lojtar cilesor qe korrigjon defektet ne repartin e sulmit dhe ate te organizimit te lojes e mbi te gjitha ka eksperiencen e duhur.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts