U mblodhën ne sheshin para bashkisë Shkodër, aty ku 26 vjet me pare me 13 dhjetor 1990, demonstrata antikomuniste kulmoi me rrëzimin e bustit te Enver Hoxhës. Për here te pare ne Shqipëri, kjo ndodhi ne Shkodër. Demonstrata filloi tek Gjimnazi “Jordan Misja” te ciles iu bashkuan studentet e te rinj te tjerë dhe marshuan bashkërisht ne qendër te qytetit. Curri thotë se jemi te zhgënjyer, pasi Bashkia duhet te kujdeset për personazhet e asaj demonstrate. Ludovik Dega, njeri nder aktivistet e lëvizjes demokratike ne Shkodër dhe me vone ish kryetar i degës se PD-se, duke folur për atë dite, thekson. Pasi janë vendosur kurora edhe tek memoriali kushtuar 4 Dëshmorëve te Demokracisë, veprimtaritë ne përkujtim te 13 demonstratës antikomuniste te 13 dhjetorit 1990 ne Shkodër, kane vijuar edhe me një dreke.