Shkolla e mesme artistike Prenke Jakova Shkoder, organizoj Koncertin Vokalo Instrumental, ne kuader te 100 vjetorit te lindjes se kompozitorit Prenke Jakova “Nderi Kombit”. Performuan nxenesit dhe pedagoget e kesaj shkolle,me vepra dhe krijimtari te kompozitorit Jakova nder vite. Me profesionalizem dhe cilesi te larte artistike u paraqiten kengetaret Riad Bashi me kengen Margjelo, Bruna Sata me me syrin si qershia, Aria e Mrikes nga Sarabela Hasanaj, Aria e Gjinit nga Eugjen Marku etj. Pjese e ketij kon certi ishte edhe formacioni popullor I drejtuar nga Gazmend Kraja, Koralia e vajzave nga opera Skenderbeu pergatitur nga Rita Dervishi, marshi I fiskulturistave nga Banda Frymore Leke Gjergji etj.
Prenke Jakova ishte kompozitori I brezit te pare i muzikes profesioniste, krijues I operes se pare shqiptare, perfaqesues I nivelit me te larte te muzikes se kultivuar, duke lene gjurme te pashlyera ne artin muzikor shqiptar. Ne fund te aktivitetit u shperndane certifikata mirnjohjeje per mesuesit qe kane kontribuar prej vitesh ne kete shkolle.