Përurimi i fushës sportive te klubit te futbollit për femra “Juban Danja” ka krijuar një atmosfere e veçante ne ketë zone. Financimi është bere nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndaj presidenti i saj, Armando Duka, ka treguar edhe arsyen se pse u realizua ky investim ne Juban.
Ky investim ka marre edhe përgëzimin e famullitarit te zonës, Dom Xhuzepe Barbati.
Vetëm tapeti i kësaj fushe ka kushtuar mbi 20 mije EURO, ndaj Presidenti i “Juban Danja”, Ferdinand Jaku, themelues i këtij klubi, ku qe nga viti 2005 kane kaluar mbi 200 futbolliste femra, është entuziast për ketë investim.
Trajneri i Vllaznise, Armando Cungu, tha se beson qe Federata Shqiptare e Futbollit, do te vazhdoje me investime ne Shkodër, pasi 10 ekipe kane vetëm fushën “Reshit Rusi”për stërvitje.
Ceremonisë ne Juban i mungoi Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, e cila kishte njoftuar organizatoret se ka një angazhim tjetër.