Megjithese ka shume pikëpyetje rreth koalicionit te majte qeverises për te ardhmen dhe krizes politike ne vend, Gjergji Koja, kryetar i Partise Socialiste te Moderuar njohes i afert i te majtes shqiptare, thote se ky koalicion duhet te vazhdoje për te garantuar ecurine e reformave te nisura.
Koja tha se e respektonte protesten e Partise Demokratike, por ajo duhet te marre pjese ne zgjedhje, dhe për ketë po punohet për nje zgjidhje qe ajo te jete pjese e 18 qershorit.
Partia Socialiste e Moderuar do te beje koalicion me ato forca politike qe kane germen S, qe do te thote me te majten, deklaroi Gjergj Koja.