Wednesday, January 15, 2025
HomeSport2 barazime per akademine Vllaznia

2 barazime per akademine Vllaznia

-

Me dy barazime pa gola i kanë mbyllur ndeshjet javës së 22-të ekipët e moshave të Akademisë Vllaznia, të cilat janë pjesë e kampionatit të kategorisë superiore për U-17 dhe U-19. Që të dy ekipet në fjalë i luajten ndeshjet e tyre në transfertë duke pasur përballë Shkëndinë e Tiranës dhe Laçin. 17 vjeçarët e drejtuar nga trajneri Alban Hasani kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shënaur në këtë ndeshje dhe njëkohësisht për të marrë tre pikë, të cilat do t’i nevojiteshin për të shkurtuar diferencen me vendin e dytë të tabeles së klasifikimit me objektiv përfshirjen në dt ekipet e para që vijojnë më pas luftën për fazen e Plej-Ofit. Por, barazimi 0 me 0 dhe fitorja në transfertë e Akademisë së Tiranës që mundi në transfertë Partixanin 0 me 3 bëri që diferenca me këtë skuadër të shkojë në katër pikë, ndërkohë që grupin A e kryesojnë bardheblutë të shkëputur në krye me 53 pikë. Ndërkohë, për kategorinë e 19 vjeçarëve, edhe pse Vllaznia U-19 e drejtuar nga Elvin Beqiri ka barazuar në Laç 0 me 0. Një gjë e tillë nuk ka ndikuar fare në pozitat e saj kryesuese të grupit A. Pas javës së 22, Vllazni kryeson me 52 pikë e  ndjekur nga Partizani me 49 dhe Tirana me 48 pikë. Me këtë kryesim dhe këtë diferencë që ka nga ndjekëset e saj më të afërta, Vllaznia e ka të siguruar përfundimisht kualifikimin në fazën finale të Plej-Ofit dhe madje me objektiv për ta fituar titullin.  Ndërkohë, gjithnjë prsa I përket Akademisë Vllaznia, një lajm shumë I mirë është që pesë futbollistë të ekipit U-17 janë  grumbulluar në kombëtaren U-17 nën drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç. Bëhet fjalë për futbollistët Entoni Shkoza, Egzon Shima, Rigers Xhahysa, Rigon Krymi dhe Edison Gjurkaj të cilët janë elementë të spikatur të ekipit U-16 të Akademisë së klubit tonë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts