Ajo çfare paralajmëroi javen e kaluar në konferencen për shtyp anetari i bordit mbikqyrës Vllaznia, Mark Laloshi në lidhje me lehtësimin e borxheve të klubit kuqeblu përmes regjistrimit në QKR të logos së Vllaznisë është bërë realitet. Lajmin në fjalë është përcjellë ekskluzivisht në minutat e emisionit “Sport Show” të TV1 Channel nga ana e anetarit të bordit mbikqyrës Vllaznia, Beniamin Nako.
Krahas kësaj, Nako, por edhe specialisti i futbollit, Edi Martini kanë folur edhe për ndeshjen e fundit të Vllaznisë me Partizanin, si dhe për të ardhmen e futbollit shkodran.
Pjesë kryesore e emisionit ishin edhe futbollistja titullare e Vllaznisë, Megi Doçi, e cila edhe si pjesë shumë e rëndësishme e ekipit kombëtar kontribuoi në kualifikimin e Shqipërisë në raundin e dytë të eleminatoreve të botërorit, Francë 2019, si dhe ish volejbollisti I njohur shkodran, Irfan Boriçi me komentet e tija për volejbollin I cili luan të marten takimin e tretë përcaktues gjysëmfinale të fazës së Plej-Ofit për titullin kampion.