Punonjësit e mediave kanë qënë të ftuarit e radhës në yftaret që myftinia e Shkodres po shtron gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një traditë e përvitshme që i bashkon në këtë sofër vëllazërie, ndërsa yftari vjen si formë falenderimi dhe mirënjohje për punën që bëjnë këto punonjës në pasqyrimin e ngjarjeve të përditshme në qytetin tonë e më gjërë. Teologu Arben Halluni, tha se simbolika e këtij yftari është nje shenje mirenjohje nga institucioni i Myftinise për të gjithë mediat, të cilat janë dritarja e informimit të opinionit publik, por edhe bashkëpunëtore në aktivitetet që organizon komuniteti mysliman.
Muaji i madhërueshëm i Ramazanit shoqërohet çdo mbrëmje me shtrimin e yftareve, duke bërë që agjeruesit të bashkohen rreth sofrës në lutje që Zoti t’u pranojë sakrificën. Agjerimi në këtë muaj njihet ndryshe si një ndër shtyllat kryesore të besimit islam.