Me datën 11 shkurt te këtij viti Ministri i Drejtësisë u sanksionoi te drejtën zyrave noteriale qe te kryejnë aplikimet online për qytetaret qe janë te interesuar për regjistrimin e pronave tek zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Janë 27 shërbime qe kryhen nga noterët ne këto raste:
Ajo qe ka rendësi ne ketë procedure është edhe fakti se qytetaret te gjitha tarifat e caktuara i paguajnë tek noterët si dhe nuk kane nevoje te presin ne radhe tek sportelet zyrave te regjistrimit te pasurive pasi edhe çertifikata e pronësisë,ose siç quhet ndryshe tapia, u dorëzohet nga noteri ku kane aplikuar:
Noterja Hyseni, nisur nga përvoja e këtyre muajve, thotë se mund te sanksionohet zgjerimi i mëtejshëm i shërbimeve tek noterët për te përfituar lehtësime te mëtejshme qytetaret, por kërkohen me pare ndryshime te tjera ligjore:
Ne Shkodër shërbejnë 20 noterë, një numër i konsiderueshëm për te përballuar normalisht nevojat e qytetareve për aplikimet qe kane te bëjnë me regjistrimin e pronave.