Ketu nisi endrra e Elseid Hysajt per tu bere sot nje nga lojtaret me te kerkuar ne tregun futbollistik. 14 Vite me pare sebashku me babin e tij, Gezimin, u paraqit prane trajnerit Taip Piraniqi duke I shprehur deshiren e tij per tu bere futbollist. Menjehere karakteri I tij dhe shpirti I gares befasuan trajnerin e tij te pare.
Piraniqi kujton nje situate te ndodhur ne dhomat e zhveshjeve dhe aty kuptoi se ky djale do te behet I madh.
Se Hysaj do te luante me Napolin as vete trajneri I tij I pare nuk e kishte menduar.
Ne nderim te tij, klubi I futbollit Shkodra ka propozuar qe te marre emrin “shkolla Elseid Hysaj” ndersa do te shtrihet bashkepunimi me klubin e Napolit ku Hysaj luan aktualisht.
22 vjecari nga Reçi I Malesise se Madhe, u largua drejt Italise ne moshen 14 vjecare dhe sot vlera e tij ne merkato arrin deri ne 20 milion euro. Per sherbimet e tij jane te interesuara klube si Arsenali, Bajerni I Mynihut apo edhe Barcelona por Napoli insiston ta mbaje ne Itali.