Pas Jubanit, Kraja është i dyti veteran sporti që ndërron jetë në fundjavë
Një tjetër sportist i njohur shkodran është ndarë nga jeta. Pasi përcollën për në banesen e fundit ish kampionin e shahut Çesk Jubani në moshën 82 vjeçare, shkodranët bënë të njëjtën gjë një ditë më pas edhe për një tjetër figurë të nderuar të sportit shkodran. Bëhet fjalë për ish kampionin dhe rekordmenin e atletikes, Rasim Kraja i ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare. I spikatur kryesisht si sprintier i garave 100, 200 dhe stafete 4 here 100 metra, Rasim Kraja ishte përherë në vendet e para të kampionatit kombëtar, ndërkohë që edhe në përfaqësimin e kombëtares së Shqipërisë arrin rezultate të larta. Bashkëshortja e tij, Moza, edhe ajo atlete kampione dhe rekordmene e Vllaznisë, kujton vitet që ka kaluar me Rasimin, jo vetem familjare, por edhe sportive.
Departamenti i sportit pranë TV1 Channel i përcjellë ngushëllimet më të sinqerta familjes “Kraja” për humbjen e njeriut të tyre të dashur, si dhe klubit Vllaznia për humbjen e një figure të njohur sportive, ku përpos karrieres si atlet, ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si trajner i Vllaznisë.