Zv.trajneri Maxhar me licence UEFA PRO
Vllaznia i është rikthyer procesit stervitor me seance e zhvilluar të hënën në fushën e stadiumit “Reshit Rusi”. Kjo është javë e dytë stervitore që kuqeblutë fillojnë në kuadrin e përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik 2017-2018. Sipas stafit teknik, futbollistët gjatë të gjithë këtyre ditëve u janë përgjigjur pozitivisht zbatimit me rigorizitet të programit stervitor, ku përpos elementeve të tjera teknikë dhe taktike, pozitive ka qënë përballimi me sukses edhe i ngarkesave fizike. Nga sa bëhet e ditur, Vllaznia pritet të stervitet gjate gjithe muajit korrik ne Shkoder , po ashtu të vazhdojë edhe me javen e parë të gushtit, e pastaj te zhvilloje fazen pergatitore ne malin e zi. Për t’u theksuar është se për zv.trajnerin e Vllaznisë, malazezin Aleksandër Maxhar, sezoni i sivjetem futbollistik ka një tjetër përformancë. Kjo, sepse Maxhar mori në dorëzim edhe licencen e trajnerit të kategorisë UEFA PRO, një kualifikim që sipas tij do ta ndihmojë edhe më shunë për të dhënë më të mirën e tij në shërbim të futbollit shkodran. Për kualifikimin me licencen UEFA PRO, që përbën një nivel të lartë drejtimi për një trajner futbolli, Maxhar është shprehur se i është padyshim mirënjohës klubit të futbollit Vllaznia që nëpërmjet bashkëpunimit me skuadrën dhe personalisht edhe trajnerin e parë, Armando Cungu, ka përfituar shumë. Gjë, që e nxit edhe më teper të punojë edhe më me përkushtim për periudhën në vazhdim në shërbim të futbollit shkodran. Aleksander Maxhar, i spikatur si futbollist në shtetin fqinjë, ku krahas klubit Mornar Bar që i përket edhe vendbanimit të tij, ka luajtur me sukses edhe me një sërë skuadrash, brenda dhe jashtë territorit të ish Jugosllavisë.