Friday, April 26, 2024
HomeSportLamtumira per mjeshtrin e shahut Çesk Jubani

Lamtumira per mjeshtrin e shahut Çesk Jubani

-

Komuniteti i sportit ka humbur një figurë të respektuar. Shahisti kampion, e më pas edhe trajneri Çesk Jubani, që në Shkodër njihet edhe si një nga profesorët e spikatur të lëndës së matematikes dhe fizikes mbylli syte pas nje semundje te rende ne moshen 82 vjeçare. Miq, bashkepunetore dhe familjare i dhane lamtumiren e fundit duke vleresuar lart kete figure sportive.

Krahas aktizimit me shahun, si sportist dhe trajner kampionë, më pas edhe kryetar i shoqatës së shahistëve shkodranë, pa lënë mënjanë edhe aftësitë e veçanta si professor i lëndes matematike-fizike, Çesk Jubanin shkodranët e kujtojnë edhe si aktor me një kontribut jo të pakët në teatrin “Migjeni” të interpretiit të shumë roleve impresionuese. E mbi të gjitha, Çesk Jubani i përket një shtrese të persekutuarish, ku edhe pse ai dhe i vëllai i tij Rroku, provuan vitet e burgut në sistemin e kaluar komunist, asnjëherë nuk u përkulen duke vijuar të punojnë me ndershmëri për qytetin e tyre. Familja, shokët, miqtë dhe kolegët e tij, humbën njeriun dhe bashkëpunëtorin e tyre të afërt, ndërsa Shkodra, një sportist, intelektual, profesor dhe aktor të nderuar. Pushofsh në Paqe Çesk Jubani!

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts