Matematika, provimi i trete i matures

0
810

Provimi ne lenden e matematikes eshte i treti dhe i fundit për maturantet, pas te cilit do te kene dy provimet ne lendet me zgjedhje për te fituar te drejten e studimeve universitare. Ne territorin Bashkise Shkoder ky proçes eshte grupuar ne 12 qendra. Ne qendren prane shkolles se mesme te gjuhëve te huaja janë grupuar 239 maturante nga shkollat “Shejnaze Juka”,Teknologjike, “Maria Ndihmetare” dhe “Don Bosko”. Para provimit intervistuam disa prej tyre:
Ashtu si ne dy provimet e kaluara, gjuhe e huaj dhe gjuhe – letërsi shqipe, edhe ne provimin e matematikes janë ftuar nga Drejtoria Rajonale Arsimore Shkoder te marrin pjese 2555 maturante. Gjithçka monitorohet nga administratoret dhe ne çdo qender eshte edhe nje perfaqesues i ministrise se arsimit. Për korrigjimin e provimeve janë ngritur 4 qendra ne shkalle vendi, njera prej te cilave ne Shkoder. Korigjimi dhe pergjigjet do te kryehen brenda dy javesh.

LEAVE A REPLY