Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaGjykata nuk pranon kerkesen e mbrojtjes

Gjykata nuk pranon kerkesen e mbrojtjes

-

Gjykata e Shkodres la në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë dhe apelit, atë të “arrestit me burg” për ish drejtoreshen e shtëpisë së fëmijës 6 – 18 vjeç Albana Llazanin. Seanca e kërkuar nga mbrojtja për ndryshim të masës së sigurisë, erdhi pas pretendimeve të kësaj të fundit se gjatë hetimeve paraprake kanë ndryshuar kushtet dhe prandaj klientja e tij duhet lënë e lirë. Gjykatësi i cështjes Hasan Selimi pasi ka dëgjuar pretendimet e mbrotjes ka vendosur qe ish drejtoresha Albana Llazani të qëndrojë në burg pasi nuk kemi të bëjmë me ndryshim kushtesh, por ndodhemi në të njëjtat rrethana. Edhe në gjykatën e Apelit ishte vendosur lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë, ajo e arrestit me burg. Albana Llazani akuzohet për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish, teksa organi i akuzës ka paraqitur si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor. Sipas burimeve nga prokuroria vajzat veçse janë abuzuar seksualisht e vërtetuar kjo nga ekspertiza mjekësore dhe janë rrahur, i janë gjetur në trup hematoma dhe diegie nga cigarja, ç’ka nënkupton veprime ç’njerëzore mbi të miturat. Nga 5 punonjëset e qendres, e vetmja që ka mbetur në burg është ish drejtoresha, pasi 2 të tjera janë lënë në arrest shtëpie dhe dy punonjëse kanë detyrim paraqitje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts