Saturday, April 27, 2024
HomeSportLorik Cana “lamtumire” ne “L.Borici” ?!

Lorik Cana “lamtumire” ne “L.Borici” ?!

-

Pas asaj paraqitje fantastike ne europian ku te gjithe shqiptaret ne mbare boten u lumturuan tani vjen edhe pjesa me e hidhur. Per shkak te problemeve fizike, kombetarja shqiptare do te humbase heroin e saj ne gjithe keto vite. Lideri Lorik Cana, do ti jape lamtumire kuqezinjve pasi ka probleme shendetesore prandaj nuk do te marre pjese as ne garat kualifikuese per kampionatin boteror “Rusi 2018”. Vendimi I 32 vjecarit qe per 13 vite me radhe luftoi si luan per te perfaqesuar nje komb padyshim qe ka trishtuar shume shqiptare dhe po mendohet per ti dhene nje lamtumire te bukur. Per kete arsye Federata Shqiptare e Futbollit po mendon që t’i përgatisë kapitenit ceremoni madhështore lamtumire. Burime prane federates bejne te ditur se po kerkohet një kundërshtar per te zhvilluar nje ndeshje miqësore, përmes së cilës Cana do të mund të përshëndetej me Kombëtaren dhe tifozët. Kjo miqësore eshte planifikuar per ne muajin gusht pasi ne shtator kuqezinjte do te perballen me Maqedonin. Një nga opsionet me te mundshme eshte nje ndeshje me kombetaren e Kosoves duke mbledhur sebashku te gjithe tifozet shqiptar dhe duke I dhuruar kapitenit lamtumiren qe meriton. Lajmi I mire eshte se ndeshja e lamtumires do te organizohet ne stadiumin “Loro Borici”. Ne kete impjant sportive, rikonstruksioni eshte drejt fundit dhe kane mbetur vetem disa detaje te vogla per tu perfunduar. Padyshim qe do te ishte nje moment I madh edhe per qytetin e shkodres pasi per here te pare do te mirepriste dy kombetaret shqiptare. Lorikut,shkodranet do ti japin lamtumiren qe meriton ndersa ne fushe do te kete dy kombetaret e zemres ku per 90 minuta do te jete shqiperia e madhe ashtu sic ai e ka enderruar gjithmone.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts