Friday, December 6, 2024
HomeAktualitet“Rana e hedhun” peng i nje rruge

“Rana e hedhun” peng i nje rruge

-

“Rana e hedhun”, perla turistike e bregdetit të Shengjinit po i demtohet imazhi turistik per shkak te nje rruge qe mungon. Një investim i premtuar nga të gjithë drejtuesit vendore nder vitë por që ka mbetur vetem ne kuadrin e fjaleve. Kontrasti mes vilave luksoze, hoteleve shumkateshe dhe rruges me kalldrem është tepër evidentë. Pushuesit të cilet vijnë në këtë zonë për bukurin e rrallë që natyra i ka dhuruar, apelojnë ndaj qeverisë dhe pushtetit vendorë që të venë dorë për ndertimin e këtij aksi i cili do të nxiste turizmin.

Mali me pisha, rera kurative dhe deti janë “dhurata” që natyra i ka bërë kësaj zonë, e ndersa me ndertimin e resorteve turistikë po plotesohen edhe kushtet për pushuesit. Megjithatë mungesa e rruges jo vetëm pengon turistet që të vizitojnë këtë pjesë të bregdetit por jep edhe një impakt negativ veçanerishtë tek pushuesit e huaj të cilet “Ranen e hedhur”, e kanë destinacion sa herë vizitojnë Lezhën në stinen e veres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts