Thursday, December 5, 2024
HomeAktualitet“Ura e Bahçallekut” perplas institucionet

“Ura e Bahçallekut” perplas institucionet

-

Ura e Bahçallekut përplas institucionet në Shkoder. Zyrtarisht bashkia e këtij qyteti përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, thotë se nuk është vënë në dijeni të punimeve në fjalë nga autoriteti rrugor Shqiptar, edhe pse kjo vepër arti është në territorin e saj. Pushteti lokal bën me dije se po ndjek me shqetësim kaosin e krijuar nga punimet në Urën e Bahçallekut dhe i kërkon ndjesë qytetarëve për radhët e trafikut të krijuara në këto temperatura të larta. Në lidhje me këtë çështje, Bashkia Shkoder i është drejtuar edhe institucionit të Prefektit dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, për zgjidhjen e shpejtë të këtij kaosi. Ndërkohë ashtu si ARRSH, edhe bashkia fton qytetarët që për të shmangur radhët dhe trafikun të frekuentojnë segmentin “Shkoder – Guri Zi”. Por ndërkohë situata në terren vijon të jetë kaotike, me radhë të gjata automjetesh që presin për minuta të tëra dhe punime që kanë nisur prej 3 ditësh dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojnë. Si të mos mjaftonte pritja e qytetarëve, rasti më flagrant është me autoambulancat që i drejtohen një rasti emergjent shendetësor.

Pa frikë ajo që po ndodh në hyrje të qytetit mund të cilësohet si kaos i organizuar me bekimin e institucioneve, që perveçse nuk koordinohen me njëra – tjetrën, kujtohen t’i lajmërojnë drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën e vjetër 10 orë pasi punimet kanë nisur dhe trafiku shkon në disa kilometra. Nga ana tjetër as policia e shtetit nuk po arrin të jetë në lartësinë e duhur për menaxhimin e kësaj situate, e cila mbetet në kurriz të cdo udhëtari që hyn dhe del nga kryeqendra e veriut.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts