Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetUlen blerjet per festen e Bajramit

Ulen blerjet per festen e Bajramit

-

Pas një muaji agjerimi, besimtarët mysliman përgatiten per festën e Fiter Bajramit e cila sivjet festohet në 5 korrik. Tradita në familjet shqiptare ruhet me fanatizëm për përgatitjen e tryezës së festës. Por edhe sivjet fatkeqësisht siç po ndodh vitet fundit, kriza financiare i ka dhënë efektet e veta duke ulur fuqinë blerëse. Janë vetë tregtarët që pranojnë një fakt të tillë dhe një ndër shkaqet e krizës së lekut është edhe numri i pakët i emigrantëve.

Edhe vetë qytetaret pohojne se do të jenë të privuar nga disa blerje dhe do të fokusohen vetem tek ushqimet më të nevojshme. Në këto ditë përveç ushqimeve bazë të tryezës, më së shumti në treg rritet kërkesa për frutat dhe embëlsirat. Fiter Bajrami përmbyll një muaj agjerim dhe sakrifice të besimtarëve mysliman dhe në Shqipëri tradita e festave është ajo e një tryezë të bollshme dhe mes miqsh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts