Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetImami i Qabes denon sulmet terroriste

Imami i Qabes denon sulmet terroriste

-

Lidhjet që persona të caktuar i bëjnë sulmeve terroriste me islamin, nuk janë pritur aspak mirë nga përfaqësues të këtij komuniteti, të cilët i kanë dënuar në vazhdimësi këto akte dhune e terrori. “Kush i drejtohet dhunës dhe terrorizmit nuk është mysliman”. Kjo është deklarata që bëri nga Shkodra, Imami i Qabes shejkh Salih Al Talib ku ishte i pranishem në një tribune fetare. Ai theksoi se këto që po ndodhin sot nuk kanë lidhje as me Islamin, as me moralin dhe vështrimet e muslimanit për jetën.

“Thotë Zoti në librin e tij të shenjtë në Kuran “Nuk ka dhunë në fe”, prandaj të gjithë ato përsona që i drejtohen dhunës, vrasjeve dhe terrorit nuk kanë të bëjnë me ligjet e Kuranit dhe keshillat e profetit Muhamed dhe mbi te gjitha nuk janë prej muslimanëve dhe nuk kane lidhje me fenë e pastër të Islamit. Sepse Islami është i paster prej të gjithë veprave të terrorit, nga vrasja e njerzve, nga demtimi i pronave publike dhe private, nga sulmet ndaj të pafajshmëve, nga padrejtësitë ndaj njerezve. Ne jemi dëshmitarë se që prej fillimit të historise se Islamit e deri më tani, muslimanet kanë qënë të mëshirshëm ndaj jomuslimanëve me të cilët kanë bashkëjetuar në paqe per vite e vite me rradhe. Historikisht, jomuslimanët nuk kanë dëshmuar trajtim më të drejtë dhe plot tolerancë, sesa ai i muslimanëve. Dhe kam konstatuar me kenaqesi gjendjen e muslimaneve ne Shqiperi dhe ne vendet e rajonit, ku popullsia muslimane eshte shumice, por bashkejetojne ne tolerance me njeri tjetrin. Prandaj ne presim qe edhe njerezit e tjere te sillen ne te njejten menyre me muslimanet, ashtu sic i respektojne muslimanet ti respektojne edhe ato.”

Pas përfundimit të ligjëratës, imami i Qabes dhe Myftiu i Shkodrës këmbyen dhurata simbolike me njeri – tjetrin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts