Edhe pse sezoni ka nisur, në Shkoder jo të gjitha zonat turistike furnizohen me ujë të pijshëm. Shiroka ende nuk e ka një ujësjellës dhe familjet e sigurojnë ujin përmes shpimeve nëntokësore. Ndërsa në Velipojë menaxhimi bëhet nga ujësjellësi fshat pasi ende nuk janë bërë kalimet e kompetencave.
Kalimet e kryera deri më tani të ujesjellësve fshat kanë treguar se problemet atje kanë qënë më të mëdha për nje sërë arsyesh.
Për rruget e hapura si pasojë e punimeve, Molla premton rikthim në gjendjen e mëparshme.
Me përjashtim të punimeve të pjesshme, këtë vit ndërmarrja e ujësjellësit Shkoder nuk ka asnjë projekt afatgjatë për zbatim. Nevojat për ndërhyrje janë të mëdha në territorin e bashkisë se re për të siguruar furnizim normal për të gjithë konsumatorët.