Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetDalja e Anglise nga BE vendoset pas dy vitesh

Dalja e Anglise nga BE vendoset pas dy vitesh

-

Ka bere nje vizite te shkurter ne Shkoder, ku ka folur edhe për referendumin ne Angli qe konfirmoin daljen nga Bashkimi Evropian. Zevendeskancelari i Universitetit te Cambridge, Lord Alan Watson, nder personalitetet me te njohura ne Angli dhe me gjere, ishte fillimisht ne senatin e universitetit “Luigj Gurkuqi”, ku u prit nga rektori i këtij universiteti, Adem Bekteshi. Ai mbajti edhe nje fjalim ne senat, ku argumentoi se Anglia ne asnjë menyre nuk duhej te votonte për largimin nga BE. Nderkohe, gazetaret i kërkuan qe te ishte me i qarte se cili do te ishte fati i Anglise, ku për ketë u përgjigj:

Perpara se Britania te largohe nga BE, duhet tu japin përgjigje tre pyetjeve kryesore qe shtrohen para tyre.Kjo vote për keto çështje do te jete pas dy viteve, ndaj eshte e pamundur qe dikush te thote do te largohet apo do te qendroje ! Pra për kohen e tanishme, do te perdore shprehjen e famshme britanike:qendroni te qete dhe vazhdoni punen normalisht!
Ndersa pyetjes se cili ishte komenti ndaj ironise qe treguan disa politikane ne Angli rreth deklarimeve te Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, kunder daljes se Anglise nga BE, iu përgjigj:
Kryeministri i Shqiperise ka te drejte ta deklaroje qëndrimin e tij, por nuk ishte i vetmi qe beri nje deklarim te tille, pasi ishte edhe Presidenti Obama dhe shume drejtuese te tjere botëror. Normalisht këshilla e tyre nuk u mor parasyshe përderisa 52 % votuan për tu larguar dhe 48 % për te qëndruar. Por akoma çeshtja nuk ka përfunduar deri sa artikulli 50 i traktatit te Lisbones te aktivizohet e negociatat te fillojne, dhe ne fund te gjithe negociatave do te jete Parlamenti Britanik qe do te votoje daljen ose jo nga Bashkimi Evropian.

Pas vizites ne universitet, lordi Watson, ka zhvilluar nje takim me dyer te mbyllura edhe me kryetaren e Bashkise, Voltana Ademi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts