Ujesjellesi le pa uje qendrat shendetesore

0
222

Në Shkoder ndërmarrja e ujësjellës – kanalizime garanton për furnizim normal me ujë të pijshëm të konsumatorëve, por realiteti në terren flet krejt të kundërtën. Prej vitesh në 3 muajt e verës, furnizimi i rregullt me ujë për konsultoren e fëmijëve dhe atë të gruas në lagjen “Partizani” në Rus mungon tërësisht.

Situata bëhet e rëndë pasi mjekët dhe infermierët duhet të sigurojnë ujin përmes mjeteve rrethanore. Në qender sheh ngado shishet apo kovat e mbushura me ujë, që përdoren për larjen e duarve dhe nevojat e tjera ditore që kanë këto qendra shendetësore.

Ky mall jetik që mungon gjatë të gjithë paradrekes i privon në punën e tyre bluzat e bardha, ndërsa institucioni përgjegjës për sigurimin e ujit, nuk ka marrë deri më tani asnjë masë.

Absurde të mendosh që në 2016-en, edhe zona jo shumë larg qendrës së Shkodres nuk furnizohen normalisht me uje, e disa herë më e rëndë kjo situatë kur flitet për institucione shendetësore që higjenën e kanë primare në punën e tyre, për të mos rrezikuar jetën e pacientëve. Në këto konsultore marrin shërbim ditor mbi 20 fëmijë si dhe gratë shtatëzëna të 3 lagjeve: Vojo Kushi, Partizani dhe Fahri Ramadani.