Friday, January 24, 2025
HomePolitikë140 vota per reformen ne drejtesi

140 vota per reformen ne drejtesi

-

U deshen 18 muaj të shoqëruara me tensione, deri në ngritjen e pikëpyetjes së madhe a do të kalojë apo jo reforma në drejtësi. Përgjigjen ajo e mori në orët e para të mëngjesit të 22 korrikut, kur 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë miratuan unanimisht draftin e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë reformës në drejtësi. Pas negociatave qe zgjaten me shume se 7 ore, palet kapërcyen mosmarrëveshjet, edhe pas presionit te ambasadoreve amerikan e te BE, Lu e Vlahutin. “Suksese kësaj reforme historike dhe le të vazhdojë ky konsensus edhe për reforma të tjera”, tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta pas votimit i cili u shoqërua dhe me duartrokitje edhe nga ndërkombëtarët të cilët po ndiqnin seancën. Kryeministri Rama e përshkroi ne fjalimin e tij miratimin e kësaj reforme si nisjen e një revolucioni, që do të nxjerrë tymin e zi të pallatit të padrejtësisë në Shqipëri.

Pas mbylljes së seancës maratone, në dalje të kuvendit ku ishte i pranishëm për të ndjekur votimin, kreu i partisë demokratike Lulzim Basha e vlerësoi reformën sipas standarteve më të mira europiane dhe u shëptua kapja shtoi ai.

Ajo që ra në sy është se nuk pati diskutim në emër të grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkombëtaret, te cilët u angazhuan fort per miratimin e reformës ne drejtësi përshëndeten miratimin e saj nga parlamenti, duke theksuar se tashme i rendesishem është zbatimi i saj. Përmes nje deklarate ambasadori i SHBA, Donald Lu e cilësoi ate fitore per popullin shqiptar. Edhe delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përgëzoi forcat politike per marrjen e këtij vendimi historik, qe do te nxisë luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Deklarata thekson se tani është e rëndësishme që zbatimi i reformës të nisë menjëherë, me qëllimin që popullit shqiptar t’i shërbejë një sistem drejtësie që bazohet fort në standardet evropiane. Po kështu, prezenca e OSBE ne Shqipëri ve theksin ne rëndësinë e reformës, qe do te jete e vërtete vetëm kur te ndihet nga qytetaret shqiptare. Reagime mbërritën edhe nga dy zyrtare te larte te BE, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn dhe shefja e politikes se jashtme dhe sigurisë, Federica Mogherini, qe kishin përsëritur apelet per kalimin e reformës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts