3 lojtare te tjere jane paraqitur pasditen e se merkures ne fushen stervitore te “Reshit Rusit” duke u stervitur me kuqeblute . Dy jane portieret , malazezi Scekiç dhe slloveni Pridigar ndersa tjetri eshte mesfushori Manuka. Nemanja Scekiç është 24 vjeç, 1.93 i lartë dhe së fundi ka luajtur në ligën e dytë të Serbisë, me ekipin e Sindjeliç të Beogradit. Ndërsa slloveni Marko Pridigar është 31 vjeç dhe kërkon një përvojë të re, pas atyre që ka kaluar me Maribor e disa skuadra te tjera. Mesfushori Manuka I cili u stervit nje vit me trajnerin Cungu tek Kukesi eshte prurja me e re. Ai konsiderohet si nje futbollist me shume cilesi por gjysmen e sezonit te kaluar nuk ka luajtur per shkak te nje demtimi te rende. Pra drejtuesit e klubit do te shikojne mire gjendjen e tij fizike dhe do ti japin nje mundesi ne ndeshjen me Mornarin diten e premte. Nese 25 vjecari merr pergjigje pozitive sa I perket formes fizike dhe nuk ka me shenja te demtimit qe la pas atehere ai eshte pretendent per te firmosur me kuqeblute. Sa I perket pjeses tjeter te lojtareve te ardhur ne prove, portieri Agovic dhe mesfushori Markovic po sterviten serish nen drejtimin e trajnerit Cungu dhe sebashku me sulmuesin Rakic jane ne pritje te sfides miqesore qe pritet te jete vendimtare per te ardhmen e tyre.