Mungesa e investimeve prej 25 vitesh nuk mund të zëvëndësohet me 3 muaj pune intensive që po kryen bashkia Vau Dejës dhe bordi i kullimit. Këtë përkufizim i japin situatës në njësitë e tyre vendore, administratorët e Bushatit dhe Hajmelit, të cilët ndalen tek investimet kryesore që po kryhen në këtë periudhë. Vaditja që mbetet çeshtja më e ndjeshme është zgjidhur për të gjitha fshatrat, duke bërë që fermerët të mos kenë probleme me kulturat bujqësore.
Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Vau Dejës, prej 2 muajsh në këtë territor është punuar për pastrimin e kanaleve vaditëse, duke zgjidhur një problem akut që ishte mbartur prej 25 vitesh. Familjet e kësaj zone e kanë të lidhur jetesën më bujqësinë, prandaj edhe mbështetja ndaj këtij sektori do të vijojë të jetë prioritare thonë drejtues të njësisë vendore.