Friday, March 29, 2024
HomeKronikaOperacioni “Stop”, ndalohen 19 Afgane

Operacioni “Stop”, ndalohen 19 Afgane

-

19 Afganë u gjeten të fshehur në Mal në tentativë për të kaluar kufirin drejt Malit të Zi, por u pikasen nga policia e Shkodres. Finalizimi i operacionit policor të koduar “Stop” solli edhe arrestimin e një shtetasi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri me akuzën ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri. Kanë qënë specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve e Narkotikëve të cilët në kuadër të hetimit dhe dokumentimit ligjor të kësaj vepre penale, vunë në pranga 26 vjeçarin nga Kamza Kushtrim Brahaj dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit me inicialet R.M, emri plotë i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet i ditur. Në orët e pasdrekës së 23 korrikut, në një pjesë të pyllëzuar të malit “Kolaj”, në afërsi të urës së “Gjolulit” Velipojë u gjetën të fshehur 19 shtetasit Afganë, të cilët përmes ndihmës nga 2 shtetasit e lartëpërmendur nga Tirana po përgatiteshin për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi. Nga sherbimet policore shtetasve Afganë ju është dhënë ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ushqimore dhe po zbatohen të gjitha proçedurat ligjore përmes Zyrës Emigracionit për riatdhesimin e tyre. Ato janë marrë në pyetje për mënyrën se si kanë hyrë në territorin shqiptar, sa para kanë paguar për ardhjen deri në Shkoder dhe cili do të ishte destinacioni i tyre final. Burime policore bëjnë me dije paraprakisht se shtetasit në fjalë kanë kaluar nga kufiri Grek drejt Shqipërisë dhe si destinacion kishin shtetet Europiane, ku pas kalimit në Mal të Zi shumica prej tyre do t’i drejtoheshin Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë Shkodër, për veprën penale, “Ndihmë e kalimit të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim, ndërsa po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të dytë. Dyshohet se dy shtetasit në fjalë janë bashkëpunëtorë të një grupi të struktuar që kalon ilegalisht përmes Shqipërisë, shtetas të huaj që duan të hyjnë në Europë, duke shfryëzuar krizën e emigrantëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts