Se Vllaznia po has veshtiresi ne merkato ky nuk perben me lajm per tifozet shkodrane por fakti se skuadrat e tjera po perforcohen dhe kuqeblute po qendrojne ne vendnumero kjo perben nje shqetesim te madh. Kur kane kaluar 25 dite nga nisja e pergatitjeve per sezonin e ri, Vllaznia ka nenshkruar vetem me Pepen ndersa ka rikthyer ne gjirin e saj Olsi Gocajn dhe Arsid Krujen. 3 blerje pozitive por ekipi ka serish mangesi sidomos pas largimeve te Arbrit, Hakajt, Sefes dhe Kalase. Kur jemi ne fundin e muajit Korrik dhe klubi po pergatitet per tu nisur per ne fazen pergatitore, trajneri Cungu ende nuk e ka grupin e plotesuar. Drejtuesit e klubit garantojne se do te kete afrime te lojtareve te spikatur nga superliga por deri me tani po kryhen vetem testime te futbollisteve te huaj. Dhjetra prej tyre kane mberritur ne Shkoder, kryesisht nga ballkani por edhe sportiste nga Rusia, Bjellorusia apo Brazili dhe niveli I tyre le shume per te deshiruar. Futbolliste me karriere te lene pergjysme apo me disa ndeshje te zhvilluara nder vite nuk kane kaluar testin e trajnerit Cungu I cili vijon t’I qendroje bindjeve te tij se nuk do te firmose me lojtare te huaj pa I testuar me pare. Cdo dite e me shume, kjo piste po deshmon se eshte nje deshtim ndersa ne keto 25 dite “prove” askush nuk ka bindur sadopak. Me nje analize te thjesht, skuadra ka nevoje per perforcime ne te gjitha repartet pasi akoma nuk ka nje portier te denje per te rivalizuar Selimajn ndersa ne mbrojtje Marku eshte pa nje zevendesues. Mesfusha me Krujen duket e plotesuar por largimi I Kalase dhe Sefes kerkon te tjera opsione. Nderkohe reparti I sulmit mbetet me Dibren dhe Pepen por asnjeri nuk eshte nje sulmues 9sh tipik keshtu qe duhet edhe nje tjeter lojtar.